SHKËNDIJA
Nënshkruan Armend Alimi
29 June, 2016 @11:19
Futbollisti i Shkëndijës, Armend Alimi, ka nënshkruar kontratë të re me skuadrën e tij.
Mesfushori nga Kumanova, ka renovuar kontratën e tij edhe për dy vite, duke u lidhur me skuadrën e Shkëndijës deri në verën e vitit 2018.
Shkëndija nesër do të ketë ndeshjen e parë të rëndësishme të stinorit, ku do të përballet me skuadrën polake, Cracovia, në kuadër të kualifikimeve për Europa League.