MEDIA
Nani afër skuadrës spanjolle
29 June, 2016 @11:04
Futbollisti portugez, Luis Nani, është shumë pranë nënshkrimit të kontratës me skuadrën spanjolle, Valencia.
Mesfushori ofansiv që aktualisht është pjesë e Fenerbahçes, ka arritur marrëveshje me spanjollët, të cilët janë të gatshëm të ofrojnë 7 milionë funte për shërbimet e tij.
Mirëpo transferi i portugezit tashmë është në pritje, për shkak të angazhimeve të tij me përfaqësuesen e Portugalisë në EURO 2016 dhe gjithçka pritet të definohet pas kampionatit.
Për Nanin, gjithashtu interesim ka shprehur edhe skuadra e Evertonit.