ARGJENTINË
Protesta në gjithë vendin, kërkohet rikthimi i Messit
29 June, 2016 @15:37
Përveç zhgënjimit në finale ndaj Kilit, menjëherë pas ndeshjes për shtetin e Argjentinës erdhi edhe një zhgënjim tjetër. Pak orë pas ndeshjes, kapiteni Leo Messi deklaroi pensionimin e tij nga Kombëtarja, lajm i cili bëri bujë të madhe në mediat botërore dhe në popullin e Argjentinës.
Nëse nuk rikthehet Messi, me pensionim kanë kërcënuar edhe Aguero, Mascherano, Banega e Sergio Romero. Mandej ky i fundit ka thënë që nëse nuk luan Messi, as për të Kombëtarja nuk ka kuptim.
Pensionimi i kapitenit Messi nuk është pritur aspak mirë as nga klubet e ligës argjentinase. Raportet e fundit nga mediat argjentinase njoftojnë që klubet e elitës argjentinase kanë kërcënuar me mospjesëmarrje në sezonin e ardhshëm nëse Leo nuk rikthehet në kombëtare.
Përveç tyre, shumë fansa sot kanë protestuar para shtëpisë së Messit në Argjentinë, duke kërkuar me çdo kusht rikthimin e tij.