Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

A: DRENASI 0-2 LIRIA

Memaj jep krahë, Liria fiton në 15 minutat e fundit

Foto: KFLiria/fb

Memaj jep krahë, Liria fiton në 15 minutat e fundit


24 October, 2020 @16:24

Liria ka shënuar fitoren e tretë të stinorit në Ligën e Parë A të Kosovës dhe është ngritur në tabelë të klasifikimit, duke u renditur për momentin në pozitë të tretë.

Pas një ndeshjeje ku kishte disa gjysmëraste, por jo diçka konkrete dhe pjesa e parë përfundoi me matjen e forcave në terren 0-0, në 15 minutëshin e fundit u vendos ndeshja.

Ka qenë mesfushori me përvojë i Lirisë Blendi Memaj që i dha epërsinë prizrenasve, duke shënuar në minutën e 75-të të takimit pas asistimit nga Ragip Thaçi.

TABELA AKTUALE

Ndërsa pak minuta më pas, epilogun e ndeshjes e dha autogoli i vendasve, që u devijua nga krosimi i Egzon Krasniqit, ndërsa Sinani tundi portën e vetë për 0-2 [Memaj 75, Sinani 83ag].

Me këtë fitore, të tretën të stinorit Liria arrin kuotën e 11 pikëve, sa ka edhe Istogu në vend të dytë, por që ka nesër ndeshje për të zhvilluar.

Në anën tjetër vendasit kanë regjistruar humbjen e tretë të stinorit dhe mbesin në mes të tabelës për momentin me 8 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga