Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NDAHEN RRUGËT

Mërgim Pefqeli ndahet nga ekipi i tij i deritashëm

Mërgim Pefqeli ndahet nga ekipi i tij i deritashëm


27 June, 2022 @23:12

Njëri ndër mesfushorët më meritorë për qëndrimin e Malishevës në Superligë në edicionin debutues të tyre aty, Mërgim Pefqeli, ka bërë të ditur se nuk ka vazhduar me ekipin e tij të deritashëm.

Përmes një postimi në llogarinë e tij personale në Facebook, Pefqeli ka bërë të ditur se prej sot nuk është pjesë e FC Malisheva.

“Përmes këtij postimi dua të ju njoftoj se nga sot nuk jam më pjesë e klubit FC Malisheva. Falenderoj drejtuesit e klubit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin fantastik. Falenderoj stafin dhe bashkëlojtarët e skuadrës, që punuam së bashku gjatë kësaj periudhe një-vjecare. Një falenderim i vecantë për tifozët Tornado, që na kanë mbështetur dhe na kanë qëndruar gjithmonë afër,” ka shkruar ai.

Kujtojmë, Pefqeli shënoi golat më të rëndësishme të skuadrës, në ndeshjen e barazhit ndaj Vushtrrisë, për të mbajtur Malishevën në Superligë edhe në edicionin 2022/23. Ai më parë ka luajtur edhe për Prishtinën e Llapin.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga