Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUKAGJINI - BALLKANI

Meriton Korenica për fitore, Ballkani marshon drejt titullit

Meriton Korenica për fitore, Ballkani marshon drejt titullit


9 April, 2022 @16:03

Pas fitores në tavolinë ndaj Gjilanit, sot Ballkani shënoi një tjetër fitore të rëndësishme në luftën për titullin kampion.

Me shumë mund, sot Ballkani triumfoi në Klinë me rezultat 0-1 (Meriton Korenica 81’), për t’u kthyer kështu me pikë të plota në Suharekë.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, ndërkohë që fitoren Ballkani e gjeti në pjesën e dytë.

TABELA AKTUALE

Dukagjini u mbajt mirë deri 10 minuta para fundit të ndeshjes, por suharekasit e thyen rezistencën klinase në minutën e 81’. Pas asistimit të Nazmi Gripshit, rrjetën në minutën e 81’ e gjeti Meriton Korenica, e me këtë gol Ballkani arriti ta mbyllë këtë përballje me fitore.

Vlen të përmendet që Dukagjini 30 minutat e fundit të ndeshjes i luajti me një lojtar më pak në fushë, pasi që Bujar Shabani (63’) u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë, duke ia lehtësuar gjërat Ballkanit në çerekun e fundit të ndeshjes.

Kështu, Ballkani vazhdon marshimin drejt titullit kampion, kurse Dukagjini për momentin ndodhet i teti në renditje.


 
Të gjitha lajmet nga