Të gjitha lajmet

SEMIFINALS: BARCELONA - LIVERPOOL

Messi 600, Barcelona ‘një këmbë’ në finale

Messi 600, Barcelona ‘një këmbë’ në finale

1 May, 2019 @23:01

Barcelona ‘me një këmbë’ në finale!

Skuadra katalunase ka arritur që me rezultat 3-0 ta mposhtë Liverpoolin në duelin e parë gjysmëfinal, për t’iu afruar kështu finales së Ligës së Kampionëve.

Edhe pse rezultati nuk është treguesi më i saktë i asaj që u pa në fushë, me Liverpoolin që në fund mori ‘më pak se që meritoi’, fitorja e sontme e Barcelonës me 3 gola epërsi bën që kjo skuadër të udhëtojë në Angli me një epërsi të konsiderueshme.

SKEMA E CHAMPIONS LEAGUE

Epërsia katalunase erdhi përmes sulmuesit Luis Suarez, i cili shënoi ndaj ish-skuadrës së tij pas një asistimi fantastik nga Jordi Alba dhe me këtë gol u mbyll pjesa e parë, 1-0.

Në pjesën e dytë, Liverpooli tregoi paraqitje mjaft të mirë, me rastin më të mirë një shtyllë nga Mo Salah, por për fat të keq të tyre, në momentet kritike të ndeshjes në skenë doli i madhi Leo Messi, i cili fillimisht shënoi një gol të thjeshtë pas një topi të rikthyer nga shtylla, e më pas mjeshtërisht shënoi nga gjuajtja e lirë, gol i cili ishte i 600-ti për të me Barcelonën, për t’ia dhënë skuadrës së tij epërsinë 3 golëshe pas ndeshjes së parë gjysmëfinale.

Për t’u përmendur është fakti që Liverpooli ndeshjen e nisi pa brazilianin Roberto Firmino, një mungesë që ra në sy, si dhe në pjesën e parë nga loja për shkak të lëndimit u largua Keita, kurse për Xherdan Shaqiri n sonte minuta nuk pati.

Ndeshja e kthimit zhvillohet në ‘Anfield Road’ të martën e ardhshme, më 7 maj.

SEMIFINALS: BARCELONA - LIVERPOOL

Barcelona vs. Liverpool, 11-shet startuese

1 May, 2019 @19:48

Një gjysmëfinale fantastike pritet të jetë kjo e sontmja mes Barcelonës dhe Liverpoolit në ‘Camp Nou’! FORMACIONET STARTUESE Barcelona XI:…

SEMIFINALS: TOTTENHAM - AJAX

Fitore në Londër, Ajaxi i afrohet finales

30 April, 2019 @23:05

Vazhdon super forma e Ajaxit në ndeshjet jashtë shtëpisë në Evropë! Pas Real Madridit e Juventusit, sonte Ajaxi e ka…

SEMFINALS: TOTTENHAM - AJAX

Tottenham vs. Ajax, 11-shet startuese

30 April, 2019 @20:06

Me fillim nga ora 21:00, sonte luhet ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve, ku mes vete në Londër…

FUTBOLLISTI I PSGsë

Neymar suspendohet për sezonin e ardhshëm

27 April, 2019 @8:25

Futbollisti brazilian i Paris St Germainit, Neymar, është suspsenduar nga UEFA-ja me tre ndeshje moslojë të sezonit të ardhshëm në…

GJYSMËFINALET

Konfirmohen datat e gjysmëfinaleve

18 April, 2019 @12:12

Një ditë pasi u kuptuan gjysmëfinalistët, tashmë janë kuptuar edhe datat e sakta të ndeshjeve gjysmëfinale SKEMA E CHAMPIONS…

Të gjitha lajmet nga Champions League