Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ROSSONERËT ELIMINOJNË NAPOLIN

Milan në gjysmëfinale, eliminon Napolin

Milan në gjysmëfinale, eliminon Napolin


18 April, 2023 @23:00

Pas formës së treguar të Napolit në Serie A këtë stinor, pak kush priste që Milan të reagonte kështu, por rossonerët kanë treguar se janë jashtëzakonisht në formë të mirë për lojëra të mëdha dhe pas fitores së shënuar në San Siro 1-0, sonte me barazim 1-1 në Maradona kanë siguruar gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, ku do të presin fituesin nga dueli Inter - Benfica.

Ka qenë Rafa Leao që me një briliancë të treguar në pjesë të parë ka hapur rrugë për golin e parë të Milanit, që e shënoi lehtë Olivier Giroud, pasi që më parë kishte dështuar të shënojë nga penalltia. Pas minutës së 80, Napoli kishte mundësinë për të barazuar me Kvaran, por edhe ai s’arriti të shënojë, derisa pas Alex Meretit të Napolit edhe Mike Maignan i Milanit mbrojti penalltinë.

Goli i barazimit dhe shpresa për Napolin erdhën shumë vonë, aq vonë sa që më s’kishte kohë as edhe për një sulm të organizuar, kur Victor Osimhen shënoi për 1-1 në minutën 90+3, derisa me këtë rezultat përfundoi edhe ndeshja, ku rossonerët u hodhën në festë. Me këtë, Milan arrin gjysmëfinalen e parë në Ligë të Kampionëve që prej vitit 2007.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League