KASIMPASA 2-3 GALATASARAY
![Milot Rashica debuton me fitore te Galatasaray Milot Rashica debuton me fitore te Galatasaray](https://topsporti.com/images/uploads/_new_article_sans/Galatasaray_celeb_Gomis_Kerem_goal_sep2022.jpg)
Milot Rashica debuton me fitore te Galatasaray
11 September, 2022 @21:01
Futbollisti i Kosovës, Milot Rashica, ka debutuar si zëvendësues te ekipi i tij i ri Galatasaray sonte, derisa ekipi mposhti Kasimpasan 2-3 [Bahoken 16, Ciftpinar 90 - Gomis 20, Akturkoglu 50, 69].
Rashica u fut në lojë në 7 minutat e fundit të ndeshjes, shto këtu edhe 5 minuta të kohës shtesë të dhëna nga referi, derisa pati një shut drejt portës së kundërshtarit dhe disa krosime për bashkëlojtarët në qendër të sulmit.
Te Kasimpasa startues ishin dyshja tjetër e Kosovës, Florent Hadërgjonaj dhe Bersant Celina. Ky i fundi pati një rast tepër të mirë shënimi, që u mohua nga Fernando Muslera në portë të mysafirëve dhe më pas u zëvendësua në fillim të pjesës së dytë.
Tentim fantastik i Bersant Celinës ndaj Galatasarayit @kasimpasa pic.twitter.com/UOX4dh7vi7
— TopSporti (@topsportinews) September 11, 2022
Hadërgjonaj në anën tjetër, punëtor si gjithnjë me kontribut si në mbrojtje ashtu në sulm, bëri punën e tij në ekip, pa arritur të ndalë ekipin nga humbja.
Pas kësaj fitoreje Galatasaray është i treti në renditje të Superligës turke me 13 pikë nga 6 ndeshje, ndërsa Kasimpasa është e 13-ta në renditje, me 6 pikë nga 6 ndeshje.