DY ASISTIME NGA KRAHU I KOSOVËS
Milot Rashica me dy asistime në fitore, Besiktasi lider në Turqi
19 August, 2024 @0:20
Futbollisti i Kosvës, Milot Rashica, ka pasur një paraqitje mjaft të mirë të dielën mbrëma në Stamboll, derisa ekipi i tij Besiktas ka shënuar fitore ndaj Antalyasporit me rezultat 4-2 [Immobile 13’, 23’, Rafa da Silva 56’, Muçi 90’+5 - Samudio 1’, 51’].
Rashica ka asistuar në golin e parë të ekipit të tij dhe të tretë sonte, derisa Besiktasi këtë stinor që po drejtohet nga Giovanni Van Bronckhorst ka marrë lidershipin në Superligën turke me goldallim më të mirë se të tjerët, pas dy fitoreve në dy xhirot e para.
Pas ndeshjes, në deklaratën dhënë për media, Rashica ka thënë: “Shumë gjëra kanë ndërruar. Kanë ardhur lojtarë të rinj në ekip. Van Bronckhorst ka sjellë një energji të mirë në ekip. E din çka kërkon nga ne, ndërsa ne po mundohemi t’ia paraqesim ato në fushë. Shpresojmë të vazhdojmë kështu.”
Pas dy xhirove të para në Superligën turke, vetëm Besiktas dhe Galatasaray kanë shënuar nga dy fitore, por bardhezinjtë e ekipit të Rashicës janë liderë pasi që kanë goldallim më të mirë
Milot Rashica with an assist for Ciro Immobile.
— Kosovan Football (@kosovanfooty_EN) August 18, 2024
This duo pic.twitter.com/6Q7n6lrqdR
Second assist of Milot Rashica tonight for Besiktas
— Kosovan Football(@kosovanfooty_EN) August 18, 2024
pic.twitter.com/K5PNo3RMDh