KUQEZINJTË

REUTERS
Miqësorja me Spanjën, astronomike
17 October, 2013 @14:58
Premtimi i kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, për një miqësore ndërmjet Shqipërisë dhe një përfaqësueseje me emër - si duket nuk do të ndodhë.
E përditshmja tiranase, Panorama Sport, ka mësuar se përkundër marrëdhënieve shumë të mira të Dukës me homologun spanjoll është biseduar për një miqësore të mundshme dhe Spanjë do të luante miqësore me Shqipërinë, ndaj një kundërshpërblimi prej 3 milionë eurosh - që është vlerësuar astronomik për kuqezinjtë.
FSHF-ja gjithashtu është në brenga pasi që ende asnjëra nga ftesat që i janë dërguar disa kombëtareve për miqësore të datës 14 nëntor të lirë nga FIFA, nuk ka marrë përgjigje zyrtare.