ISLANDA

REUTERS
Me 320’000 banorë në botëror!
16 October, 2013 @22:06
Kundërshtarja e Shqipërisë në Grupin E kualifikues që ka arritur të sigurojë Play-Offin nga ky grup, Islanda, nëse do të arrijë të kalojë ndeshjet e barazhit të Eurozonës do të shkruajë një rekord tejet interesant.
Islanda do të bëhet shteti me popullatë më të vogël në histori të kampionateve botërore pjesëmarrës në një garë të tillë nëse do të arrijë të kualifikohet në “Brazil 2014”.
Popullsia e Islandës numëron 320 mijë banorë. Ata do të kuptojnë kundërshtarin e tyre të barazhit të hënën që vjen, ndërsa ndeshjet do të luhen kah mesi i nëntorit.