EUROZONA PËR BRAZILI 2014

avaz.ba
Kush siguroi Brazilin, kush Play-Offin?
16 October, 2013 @11:52
Mbrojtësja e titullit të kampionit botëror, Spanja, pastaj Anglia, e kualifikuara sefte - Bosna dhe Hercegovina, si dhe Rusia janë skuadrat e fundit që kanë siguruar Kampionatin Botëoror, Brazili 2014, mbrëmë.
Këto skuadra janë të fundit që kanë përfunduar në vendin e parë të grupeve të tyre dhe tani më janë pjesëmarrëse të sigurta në Mondial.
Belgjika, Gjermania, Italia, Holanda dhe Zvicra - e kishin siguruar më heret biletën për në Brazil, derisa këtyre i bashkohen edhe katërshja e përmendur Spanja, Anglia, Bosna e Hercegovia dhe Rusia.
Tetë skuadrat e vendeve të dyta me rezultate më të mira ndaj (vendit të parë në grup, vendit të tretë, vendit të katërt dhe vendit të pestë) do të futen në Play-Offin e muajit nëntor pas shortit që do të mbahet në Zurich (Cyrih) të Zvicrës të hënën që vjen duke filluar në ora 14:00.
Katër skuadrat të cilat do të jenë më lartë në renditjen e tetorit të FIFA-së do të jenë bartëse, ndërsa të tjerat sfiduese në short. Play-Offi do të luhet më 15 dhe 19 nëntor.
Danimarka si pozita e dytë me rezultate më të dobëta ndaj kundërshtarëve të lartëcekur, nuk ka arritur të kualifikohet as për Play-Off (barazh), duke iu eliminuar rasti për Kampionat Botëror që tash.
EUROZONA, Kualifikimet për Kampionat Botëror:
Fituesit e grupeve (të kualifikuar direkt): | Belgjika, Italia, Gjermania, Holanda, Zvicra, Rusia, Bosnja e Hercegovina, Anglia dhe Spanja (mbrojtëse e titullit). | ||
Skuadrat e kualifikuara për Play-Off (barazh): | Kroacia, Suedia, Islanda, Rumania, Portugalia, Greqia, Ukraina dhe Franca. |
BRAZIL 2014, Të kualifikuarit nga mbarë bota:
1 | Brazili (si vendas-automatikisht), | Argjentina | Australia | Anglia |
2 | Belgjika | Bosna dhe Hercegovina | Gjermania | Irani |
3 | Italia | Japonia | Holanda | Kolumbia |
4 | Kosta Rika | Korea Jugore | Rusia | Spanja |
5 | SHBA | Zvicra | +14 shtete tjera |