XHERDANI

REUTERS
Lëndohet Shaqiri
14 October, 2013 @15:11
Mesfushori i Bayern Munchenit, Xherdan Shaqiri, të premtën e kaluar, kishte shënuar në ndeshjen kundër Shqipërisë, ku e mposhtën me rezultat 2-1.
Kjo fitore, Zvicrës ia siguroi biletën për Kupën Botërore që do të mbahet në Brazil.
Shaqiri ishte njëri ndër më meritorët e të përzgjedhurëve të trajnerit Ottmar Hitzfeld që Zvicra për herë të tretë shkoi në Botëror, por ai tani do të kthehet në Gjermani, për t’u kontrolluar nga stafi mjekësor i Bayern Munichut, për shkak të lëndimit.
Në lidhje me lëndimin e Shaqirit, trajneri Hitzfeld tha:
“Në këto raste, ju duheni të jeni më të vetëdijshëm për përgjegjësitë tuaja, për lojtarin dhe për skuadrën e tij”.
Lojtari me prejardhje nga Kosova, Shaqiri, ka qenë i rregullt në zgjedhjet e Pep Guradiolës këtë stinor, duke u paraqitur gjashtë herë dhe shënuar një gol në Bundesligë.
Bayern Munich, gjendet në krye të tabelës së Bundesligës pas tetë ndeshjeve të zhvilluara.