Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MITROVICË

Ferizaji lider

Ferizaji lider


13 October, 2013 @17:05

Ndeshja më interesante e ditës së sotme në Superligë ku në Riza Lushta të Mitrovicës ndërmjet nënkampionit aktual, Trepça 89 dhe finalistit të Kupës, Ferizaji, përfundoi me fitore të mysafirëve. 

Derisa pjesa e parë ishte shterpe në të gjitha aspektet, në pjesën e dytë futbollistët u aktivizuan më shumë duke krijuar edhe më shumë. 

Mirëpo, goli erdhi me rregullën e pashkruar të futbollit. Derisa Elvis Osmani ishte në zonë të rreptësisë së Ferizajit duke tentuar të shënojë i vetëm para portieri ferizajas Avdyli, ky i fundit mbron, nis kundërsulmin me ç‘rast njëri ndër golashënuesit më të dalluar të këtij edicioni, Shkëmbim Salihu mposht Enes Manxhollin e Trepçës 89 për t’ia dhënë fitoren ekipit të Bylbyl Sokolit, Ferizajit. 

Me këtë fitore, Ferizaji arrin kuotën e 18 pikëve dhe bëhet lider i kampionatit, derisa Trepça 89 regjistroi humbjen e pestë. 

Tabela aktuale.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga