Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KISHNICË

Hajvalia mposht Trepçën

Hajvalia mposht Trepçën


13 October, 2013 @16:49

Hajvalia ka arritur të shënojë fitoren e katërt në kampionat duke e mposhtur Trepçën në Kishnicë me rezultat minimal 1-0. 

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi qendërmbrojtësi i Hajvalisë, Erdin Hashani, i cili u gjet më së miri në zonë pas krosimit të Festim Krasniqit në fillim të pjesës së dytë, saktësisht në minutën e 46-të, pasi që pjesa e parë kishte përfunduar pa gola. 

Trepça tentoi por nuk arriti t’i shmanget humbjes së katërt në kampionat, duke mos pasur ndonjë rast ideal për të veçuar, përveç kur futbollistët mitrovicas kërkuan penallti pas dyshimit për lojë me dorë në zonë të Erdin Hashanit, gjë të cilën ishte e pamundur ta sheh referi Idriz Kelmendi që ishte mbi 20 metra larg akcionit. 

Tabela aktuale.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga