41 GOLA

REUTERS
Van Persie rekorder i Holandës
12 October, 2013 @16:21
Tregolëshi i mbrëmshëm i Robin Van Persiet në ndeshje ndaj Hungarisë në fitoren prej 8-1, e ka dërguar sulmuesin e Holandës në vendin e parë të listës së golashënuesve të tulipanëve në histori.
Ai e ka kaluar për një gol ndihmës trajnerin e kombëtares, Patrick Kluivert, që golin e fundit për Holandën e shënoi dhjetë vite më parë ndaj Molldavisë.
Van Persie regjistroi golin e 41-të për Holandën dhe do të vazhdojë të shkruajë historinë derisa të pensionohet nga kombëtarja e portokalltë, që asnjëherë në histori të saj nuk ka arritur të triumfojë në Botëror përkundër se kanë qenë tre herë në finale!