MERDARË

BOROZANI/Arkiv
Livoreka shpëton Hysin
13 October, 2013 @17:12
Sulmuesi kaçanikas i Hysit, Përparim Livoreka, ka arritur të shënojë në momentet e fundit të takimit që zhvillohej në Merdare, për të shmangur ekipin e tij nga humbja e tretë në kampionat.
Drenica ka arritur të shënojë gol nëpërmjet Granit Arifajt në minutën e 32-të të ndeshjes, për t’i dërguar kuqezinjtë në epërsi dhe derisa skuadra e tij ishte shumë afër të regjistrojë fitoren e pestë në kampionat, goli i Livorekës ua mohoi këtë.
Kështu, tani Hysi bashkë me Llamkos Kosovën dhe Ferizajin lider me pikë të njejta vazhdon garën për kreun e tabelës, derisa Drenica pikët e plota si mysafir duhet t’i kërkoj diku tjetër.