JANUZAJ

Afër marrëveshjes me Manchesterin
13 October, 2013 @17:33
Njëri ndër emrat më të përfolur në botën e futbollit në javën e kaluar ka qenë super talenti kosovar me pasaportë belge, Adnan Januzaj.
Januzaj pasi që shpëtoi Manchester Unitedin nga humbja në ndeshje ndaj Sunderlandit, krijoi famë të menjëhershme në mbarë botën, ndërsa këtë më së miri e vërtetuan interesimet nga hiç më pak se gjashtë përfaqësuese!
Por, te çështja Januzaj ka edhe një problem. Atij i skadon kontrata me Manchester Unitedin në fund të stinorit 2013/14 dhe djajt e kuq janë të interesuar për ta vazhduar atë, por…
Përfaqësuesit e Januzajt kërkojnë 100 mijë funta për rinënshkrim/vazhdim të kontratës si dhe rrogë bazë prej 15 mijë funtave në javë për kosovarin, ka njoftuar sot Daily Star.
Manchester United duhet të veprojë sa më shpejtë tani pasi që dihet se edhe Barcelona dhe Juventus janë të interesuar për shërbimet e kosovarit.
Januzaj, 18 vjeçar, do të përfitonte edhe 1 mijë e 200 funta për çdo paraqitje të tij në fushë për Manchesterin si dhe bonus për fitore prej 6 mijë funtave.