BRAZILI 2014

REUTERS
Bosna për Bajram në Brazil
15 October, 2013 @20:43
Skuadra e Bosnës dhe Hercegovinës ka arritur të kualifikohet në Kampionat Botëror për herë të parë në histori të saj.
Boshnjakëve të udhëhequr nga Safet Susic u duhej fitorja, e cila erdhi me mjaft vështirësi pasi që kishte presion të madh te lojtarët.
Golin e vetëm me vlerë historike e shënoi Vedad Ibisevic në minutën e 70-të të ndeshjes. Me këtë fitore Bosna ka përfunduar e para në Grupin H, para Greqisë për shkak se në ndeshjet e ndërsjella ka bilanc më të mirë.
Bosnja është skuadra e vetme nga ish Jugosllavia që ka arritur kualifikim direkt në Brazil.