KUQEZINJTË

Panorama
Fitorja në Qipro, borxh tifozëve
14 October, 2013 @15:10
Pasi që ëndrra braziliane përfundoi për kombëtaren shqiptare, ndeshja e fundit që luhet nesër mbrëma në Qipro, është sa për sy e faqe.
Mirëpo, mesfushori i kombëtares, Ervin Bulku, ka thënë se kuqezinjtë ia kanë fitoren borxh Tifozave Kuq e Zi dhe për këtë do të luajnë me mish e shpirt për të nxjerrë rezultat pozitiv në ndeshje.
“Fitorja në Qipro është detyrim yni për tifozët. Duhemi të fitojmë ashtu që nëse përfundojmë në vendin e katër, në eliminatoret e radhës do të jemi një vazo më lartë, e kjo do të thotë shumë për ne,” ka thënë mes tjerash Bulku, transmeton Panorama Sport.
Sipas kësaj gazete tekniku italian i kombëtares Gianni De Biasi nuk do të bëjë ndërrim në 11-shen e Shqipërisë, derisa bëhet e ditur që në stërvitjet e futbollistëve rezervë, më së shumti janë dalluar Alban Meha, Odhise Roshi dhe Agon Mehmeti, të cilët kanë provuar goditjet nga largësia te portierët Samir Ujkani dhe Orges Shehi.