SHQIPËRIA

REUTERS/Arben Celi
Asgjë nga Nikozia
15 October, 2013 @20:05
Shqipëria e Gianni De Biasit ka përfunduar rrugëtimin kualifikues në vendin e pestë të Grupit E, të parafundit me një barazim shterp sonte në Nikozi të Qipros 0-0.
Nuk ka asnjë fjalë çka të shtohet pasi që kombëtarja nuk arrinte assesi të bënte diçka më shumë ndaj një kundërshtari të ngujuar në fund të grupit, derisa vendi i pestë në fund doli të jetë vendi i merituar për kombëtaren që me pak fat do të ishte diku krejt tjetër.
Shqipëria përfundoi ndeshjet në Grupin E të Eurozonës me 11 pikë nga dhjetë ndeshje, prej të cilave tre fitore, dy barazime dhe pesë humbje.