DËSHTIMI

REUTERS
Polonia shkarkon përzgjedhësin
16 October, 2013 @15:06
Humbja e Polonisë në javën e kaluar nga Ukraina 1-0 i dha fund ëndrrave të këtij vendi për kualifikim në Kampionatin Botëror që vitin e ardhshëm mbahet në Brazil.
Ndërsa ndeshja e mbrëmshme ndaj Anglisë, u pa të jetë e fundit për trajnerin e kësaj përfaqësueseje, Waldemar Fornalik.
Federata e Futbollit të Polonisë në një njoftim në faqen e tyre zyrtare ka konfirmuar se Fornalik është shkarkuar nga të gjitha funksionet e tij si përzgjedhësi i përfaqësueses polake.
Polonia përfundoi e katërta në Grupin H kualifikues të Eurozonës, pas Anglisë, Ukrainës dhe Malit të Zi.