KUKËS
Pamje nga arkivi
Mirel Josa ndahet me klubin
3 June, 2021 @15:17
Ish trajneri i Prishtinës, Mirel Josa, me marrëveshje i ka dhënë fund bashkëpunimit me skuadrën e Kukësit.
Tekniku që mori drejtimin e skuadrës pas një ecurie jo të mirë në kampion, këndelli skuadrën për të mos rrezikuar më shumë, por mbeti prapa garave evropiane.
“Pas përfundimit të sezonit trajneri Josa në bisedim me drejtuesit e klubit ka vendosur të ndërprejë bashkëpunim me skuadrën. KF Kukësi falenderon trajnerin Josa për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në karrierë,” ka shkruar njoftimi i fundit i Kukësit.