SLLOVENI

Mirlind Daku, lojtar i ndeshjes te NK Mura
20 February, 2022 @22:38
Futbollisti i Kosovës, Mirlind Daku, që gjatë afatit kalimtar të janarit kaloi nga 1.HNL e Kroacisë në 1.SNL të Sllovenisë për tu bërë pjesë e ekipit NK Mura - sot është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes nga tifozët, pas fitores që ekipi i tij e arriti dje ndaj Aluminij, 0-1.
Daku ka treguar aftësitë e tij gjatë ndeshjes, duke qenë i pandalshëm, edhe pse nuk konkretizoi, ndërsa vlerësimi i ka ardhur nga adhuruesit e klubit, derisa në konkurrënce ka pasur edhe Luka Bobicanec dhe Samsindin Ouro.
Daku në këtë ndeshje ka luajtur për 90+2 minuta, kur edhe është zëvendësuar, dy minuta para fishkëllimës së fundit të ndeshjes.