RM - MU

REUTERS
Momenti i golit!
13 February, 2013 @10:27
Real Madrid dhe Manchester United sonte do të duhet të ruhen në pesë minutat e parë të pjesës së dytë. Sipas statistikave, minuta 49 e ndeshjes është më e pëlqyera nga sulmuesi holandez i Manchester Unitedit, Robin Van Persie, për të shënuar.
Ndërsa Cristiano Ronaldo gjen hapësirën më së shpeshti në minutën e 50-të të ndeshjes. Kështu që, kudo që e shikoni këtë ndeshje të madhe sonte, mos u vononi pas pauzës pesëmbëdhjetëminutëshe.
Portugezi Cristiano Ronaldo është në formë të shkëlqyeshme këtë stinor, sikurse edhe Robin Van Persie. Shumë analistë parashikojnë se ndeshjen e sontme mund ta vendosë mbrojtja më e mirë, pasi që nëse iu ipet rasti ndonjërit nga sulmuesit e cilësdo ekip - ata nuk do të huqin.