EUROPA LEAGUE

Momenti i sigurisë
8 November, 2012 @13:37
Mbrojtësi i titullit në Europa League, Atletico Madrid, ish kampioni françez, Lyon dhe ekipi rus Dnipro janë të vetmet ekipe që deri më tani kanë regjistruar tre fitore nga tre xhirot e para të Europa League.
Kështu, sonte Atletico pritet që të shënojë edhe një fitore ndaj kundërshtarit të saj në Grupin B, Academicës nga Coimbra e Portugalisë ashtu që të sigurojë fazën pranverore të kësaj gare ku Atletico është mbrojtës i titullit.
Dniproja ruse do ta ketë pak më të vështirë punën pasi që i shkon Napolit, mirëpo pas paraqitjeve të jashtëzakonshme në tre ndeshjet e para ata janë shumë afër kualifikimit. Ndërsa, kur mirret parasysh që në grup kanë kundërshtarë si Napoli e PSV – atëherë meritojnë çdo lavdatë. Dnipros i duhet vetëm edhe një pikë nga tre ndeshjet e mbetura të Grupit F, për t’u kualifikuar.
Të njejtën punë duhet ta kryejë edhe Lyon sonte që i shkon në konak finalistit të stinorit të kaluar Athletic Bilbao, e cila nuk është hija e ekipit që ishte edicionin e shkuar.
Ekipet tjera që janë me nga 7 pikë dhe që në rast fitoreje sonte do të sigurojnë pranverën europiane janë: Fenerbahçe (Grupi C), Newcastle (D), Steaua (E), Genk (G), Inter e Rubin (H), Bayer e Metalist (K) dhe Hannover (L).
ORARI I NDESHJEVE TË SONTME:
Anzhi Makhachkala 18 : 00 Liverpool
Neftçi 18 : 00 Rubin Kazan’
Udinese 19 : 00 Young Boys
Académica 19 : 00 Atlético Madrid
Viktoria Plzeň 19 : 00 Hapoel Tel Aviv
Olympique Marseille 19 : 00 Borussia M’gladbach
Fenerbahçe 19 : 00 AEL
Club Brugge 19 : 00 Newcastle United
Bordeaux 19 : 00 Marítimo
Molde 19 : 00 Steaua Bucureşti
København 19 : 00 Stuttgart
AIK 19 : 00 PSV
Napoli 19 : 00 Dnipro Dnipropetrovsk
Basel 21 : 05 Videoton
Sporting CP 21 : 05 Genk
Partizan 21 : 05 Internazionale
Ironi Kiryat Shmona 21 : 05 Sparta Praha
Athletic Club 21 : 05 Olympique Lyonnais
Lazio 21 : 05 Panathinaikos
Tottenham Hotspur 21 : 05 Maribor
Metalist 21 : 05 Rosenborg
Bayer Leverkusen 21 : 05 Rapid Wien
Hannover 96 21 : 05 Helsingborg
Twente 21 : 05 Levante
(Në mes të ekipeve është e shënuar ora e fillimit të ndeshjes)