Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LOUIS II

Monaco harron fitoren

sport.fr

Monaco harron fitoren


8 November, 2013 @22:53

Monaco ka marrë teposhtëzën në Ligue 1. Humbja nga Reimsi në Kupën e Ligës, pastaj nga Lille në xhiron e kaluar të Ligue 1, si duket ka bërë që ekipi nga principata të harrojë fitoren. 

Nxënësit e Claudio Ranierit nuk kanë arritur të përmbysin epërsinë e mysafirëve të Evianit të cilët kaluan në epërsi në minutën e 20-të të takimit. 

Golin që e shënoi danezi, Daniel Wass, për Evianin i dha epërsinë mysafirëve, por edhe u siguroi një pikë të vlefshme, pasi që përveç golit të shpejtë të barazimit nga ana e Radamel Falcaos, Monaco gjatë gjithë ndeshjes nuk ka arritur të shënojë edhe një herë për fitore. 

Kështu, ekipi i Claudio Ranierit ka humbur edhe dy pikë të vlefshme në luftë për titull derisa në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat kanë një fitore të vetme. 

Rezultatet dhe tabela aktuale.



FAKTE:

Kolumbiani Radamel Falcao ka shënuar golin e tetë të stinorit për Monacon në Ligue 1.
Lider i golashënuesve në Ligue 1, është uruguajani Edinson Cavani me nëntë gola të shënuara.

 
Të gjitha lajmet nga