ARSENE WENGER

REUTERS
Van Perise është i Arsenalit
8 November, 2013 @21:50
Robin Van Persie, që kaloi stinorin e kaluar nga Arsenali në Manchester United, ka vazhduar me formën e tij të shkëlqyer edhe te ‘djajt e kuq’.
Para derbit të së dielës ndërmjet Manchester Unitedit dhe Arsenalit në Old Trafford është prononcuar edhe trajneri i ‘topçinjëve’ Arsene Wenger.
Ai ka folur për ish lojtarin e tij, Van Persie, duke thënë se ai është ende i Arsenalit!
“Natyrisht se është paksa e çuditshme ngase për mua ai është ‘njeri i Arsenalit’”, ka thënë françezi.
“Unë e kam marrë atë kur ka qenë shumë, shumë i ri. Kemi kaluar situata të vështira dhe ai u bë futbollist i klasit botëror. Për mua ai është lojtar i Arsenalit,” ka thënë Wenger para derbit, duke ngacmuar emocionalisht sulmuesin holandez.
Van Persie u bashkua radhëve të Arsenalit si një super talent holandez nga Feyenoordi në vitin 2004. Që nga ajo kohë deri në fillim të stinorit të kaluar, Van Persie ka shënuar 132 gola me Arsenalin, duke u bërë golashënuesi i tetë më i mirë në histori të klubit londinez.