EDEN HAZARD

REUTERS
S’pranohet kërkimfalja nga Mou
8 November, 2013 @19:57
Mesfushori i talentuar belg, Eden Hazard, i cili mungoi të hënën në stërvitje të Chelseat dhe u la jashtë ekipit për ndeshje të Ligës së Kampionëve, si dënim nga Jose Mourinho, i ka kërkuar falje shefit të tij.
“Ai ka shkuar në një shtet tjetër kur nuk është dashur të shkojë. Për më tepër ai ka humbur pasaportën e tij dhe nuk ka arritur të kthehet me kohë në ekip, që është e papranueshme për ekipin,” ka thënë Mourinho në konferencë për shtyp.
“Ka qenë rrezik për ekipin, nëse flasim për futboll, që mos ta marr Hazardin me vete. Mirëpo, për mua grupi është gjithmonë më i rëndësishëm sesa individi, rregullat në grup janë më të rëndësishme edhe se rezultati. Ai ka reaguar mirë duke kërkuar falje nga klubi, nga unë, mirëpo unë nuk e pranoj atë kërkim falje,” ka shtuar më tej portugezi.
“Me rëndësi është se e gjitha përfundoi si duhet. Ai është zgjedhur për ndeshje ndaj WBA-së në fundjavë. Ai është kthyer, çështja ka mbaruar dhe më duhet të them se është një djalosh i mirë,” ka përfunduar Mourinho konferencën për shtyp, raportojnë sot mediat angleze.
Chelsea do të ndeshet me WBA-në në fundjavë dhe nëse arrijnë të shënojnë fitore do t’i afrohen edhe më Arsenalit lider, që do të luaj ndaj Manchester Unitedit të dielën.
Chelsea ka arritur të mposhtë edhe Schalken si mysafir në kuadër të Ligës së Kampionëve.