SHKOLLA E FUTBOLLIT

Galatasaray Kosova - Prizren; Facebook
Galata edhe në Prizren
7 November, 2013 @20:45
Shkolla e futbollit Galatasaray Kosova që punon me licencë të klubit të famshëm turk, Galatasaray, ka prezentuar sot në një konferencë për shtyp edhe hapjen e shkollës së saj në Prizren, pas asaj në Prishtinë e Gjilan.
Si trajner i kësaj shkolle në Prizren do të jetë trajneri i mirënjohur, Behajdin Gjinali, i cili do të punojë me ndihmësin e tij Adhurim Krasniqi, ka njoftuar sot në konferencë për shtyp në Prizren, njëri ndër zyrtarët e kësaj shkolle Enis Mehmeti.
SHF Galatasaray Kosova në Prizren do t’ia nis punës së saj të shtunën në ora 11 në stadiumet e ‘Getoarit’ në Prizren. Galatasaray Kosova është projekt i trajnerit të mirënjohur turk, Fatih Terim dhe i garanton nxënësve më të mirë dhe më të talentuar prova te skuadra e madhe turke.