GRUPI G

Getty Images
Atletico kryeson pa humbje
6 November, 2013 @23:22
Ndeshja e sontme ndërmjet Atletico Madridit dhe Austria Wien-it, kaloi më lehtë se që pritej për vendasit.
Madrilenët e mposhtën kundërshtarin e tyre me rezultat të thellë 4-0, për ta siguruar kualifikimin e mëtejmë në Ligën e Kampionëve, pas bilancit perfekt prej katër fitoreve në po aq ndeshje.
‘Shfaqjen shumëgolëshe’ e hapi qendërmbrojtësi brazilian Miranda (11’), derisa atij iu bashkangjitën edhe Raul Garcia (25’) dhe Filipe Luis (45’) gjatë pjesës së parë.
Goli i fundit i ndeshjes u shënua në minutën 82’ nga sulmuesi Diego Costa, i cili më parë kishte huqur rastin për të shënuar nga pika e bardhë (75’).
Në përballjen tjetër të këtij grupi, skuadra e Zenitit dhe ajo e Portos u ndanë miqësisht nga fushë pasi që ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.
Lucho Gonzalez (23’) ishte ai i cili shënoi për Porton, kurse braziliani Hulk e barazoi rezultatin në 1-1. Ky i fundit e kishte rastin që t’ia sigurojë fitoren skuadrës së tij po të ishte më i vëmendshëm në minutën 52’ kur nuk arriti të shënojë nga penalltia.
FAKT:
Atletico Madrid dhe Bayern Munchen janë dy skuadrat e vetme të cilat i kanë fituar të gjitha ndeshjet deri më tani në Champions League. |
Tabela aktuale e grupit G
1 | Atletico Madrid | 12 pikë | ||
2 | Zenit | 5 pikë | ||
3 | Porto | 4 pikë | ||
4 | Austria Wien | 1 pikë |