GRUPI F

Eurosport
Arsenal frymon me Ramsey-in
6 November, 2013 @23:01
Njëri prej lojtarëve më në formë te Arsenali, Aaron Ramsey, përsëri i tregoi aftësitë e tij. Skuadra e Arsene Wenger ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në udhëtim ndaj Dortmundit, të cilin e mposhti me rezultat 1-0 falë golit të uellsianit, Ramsey.
Ky i fundit shënoi me kokë nga afërsi në minutën e 62’ të ndeshjes, duke e lënë të heshtur 65 mijë shikuesit e pranishëm në Signal Iduna Park.
Në ndeshjen tjetër të grupit të njëjtë (F), fitore ka shënuar edhe skuadra e Napolit, e cila e mposhti Marseille-in me rezultat 3-2.
Françezët kaluan në epërsi në minutën 10’ me golin e Andrew Ayew, por më pas rezultati u përmbys me golat e Gokhan Inlerit (22’) dhe të Gonzalo Higuain (24’). Florian Thauvin (64’) e barazoi rezultatin në 2-2, para se të shënoi Higuain (75’) golin e dytë të tij në ndeshje për t’ia dhuruar fitoren skuadrës napolitane.
Tabela aktuale e grupit F
1 | Arsenal | 9 pikë | ||
2 | Napoli | 9 pikë | ||
3 | Dortmund | 6 pikë | ||
4 | Marseille | 0 pikë |