GRUPI H

REUTERS
Barcelona kualifikohet, të tjerët luftojnë
6 November, 2013 @22:40
Barcelona ka arritur të mposht Milanin sonte 3-1 në Camp Nou për të siguruar kualifikimin nga grupi i kampionëve, ku të gjitha ekipet së paku njëherë kanë fituar Ligën (Kupën) e Kampionëve.
Katalonasit kanë marrë avantazhin me anë të golit të Lionel Messit nga penalltia dhe e kanë dyfishuar atë me anë të Sergio Busquetsit, që shënoi me kokë.
Milan nisi pjesën e dytë me shpresë për pikë, pasi që qendërmbrojtësi Gerard Pique i Barcelonës kishte shënuar autogol në sekondën e fundit të pjesës së parë.
‘Rossonerët’ tentuan në disa raste me anë të Kaka-së dhe Mario Balotellit, por goli nuk erdhi. E në anën tjetër pas një kombinimi fantastik Cesc Fabregas - Lionel Messi, ky i fundit shënoi për rezultatin përfundimtar 3-1.
Neymar u dallua me një akcion individual në ndeshje, ku kaloi tërë mbrojtjen dhe dështoi të shënojë para Cristian Abiattit, që nxorri më parë edhe një ‘banane’ të Andres Iniestës.
Në ndeshjen tjetër të grupit, Ajax me fitoren e parë në grup ndaj Celticut 1-0, ka hyrë në lojë për kualifikim të mëtutjeshëm dhe tani më në dy xhirot e fundit do të kuptohet se kush do të dalë nga Grupi H, bashkë me Barcelonën.
Golin e vetëm për Ajaxin e ka shënuar danezi Lasse Schone.
TABELA AKTUALE GRUPI H:
1 | Barcelona | 10 pikë | ||
2 | Milan | 5 pikë | ||
3 | Ajax | 4 pikë | ||
4 | Celtic | 3 pikë |