INCIDENTI

Man Utd Official
Riether i kërkon falje Januzajt
6 November, 2013 @15:23
Mbrojtësi 30 vjeçar i Fulhamit, Sascha Riether, i ka kërkuar falje mesfushorit kosovar, Adnan Januzaj, pas goditjeve dhe shkeljes që i kishte bërë në ndeshjen Fulham-Manchester United të zhvilluar fundjavën që shkoi.
Kështu kanë njoftuar mediat angleze sot, pas kritikave të mëdha që i morri gjermani Riether i cili pritet të dënohet për sjelljet e tij nga Federata angleze e futbollit.
Januzaj kishte ndikuar pozitivisht në lojën e Manchesterit, duke regjistruar edhe një asistim në ndeshje, saktësisht në golin e dytë të skuadrës të shënuar nga Robin Van Persie.