GRUPI C

REUTERS
Ibra shpëton Parisin
5 November, 2013 @23:18
Kampioni i Francës, Paris St Germain, ka dështuar sonte të fitojë dhe të sigurojë kualifikimin për herë të dytë me radhë në fazën pranverore të Ligës së Kampionëve, pasi që u nda me rezultat të barabartë ndaj Anderlechtit në Parc des Princes.
Për më tepër, parisienëve u është dashur ndihma e superyllit suedez, Zlatan Ibrahimovic, për të barazuar rezultatin pasi që Demy de Zeeuw kishte dërguar befasisht belgët e Anderlechtit në epërsi dy minuta më parë.
Anderlecht ka fituar pikën e parë pas katër xhirove, derisa Paris St Germain, ka prishur rekordin perfekte prej fitoreve të njëpasnjëshme në Grupin C.
Në ndeshjen tjetër të grupit, grekët e Olympiacosit kanë arritur të mposhtin finalisten e vitit të kaluar të Europa League, Benfica, me rezultat minimal 1-0.
Golin e vetëm për kampionin grek e ka shënuar Kostas Manolas, që ka rritur gjasat e Olympiacosit për kualifikim.
TABELA AKTUALE GRUPI C:
1 | Paris St Germain | 10 pikë | ||
2 | Olympiacos | 7 pikë | ||
3 | Benfica | 4 pikë | ||
4 | Anderlecht | 1 pikë |