GRUPI A

REUTERS
Grupi i paqartë
5 November, 2013 @23:07
Sulmuesi holandez i Manchester Unitedit, Robin Van Persie, ka dështuar të shënojë nga penalltia ndaj ekipit bask, Real Sociedad dhe kështu ‘djajt e kuq’ është dashur të kënaqen me barazim pa gola në Spanjë.
Në anën tjetër për edhe më keq, belgu Marouane Fellaini, u përjashtua (me dy të verdha) pas një fauli të pakuptimtë ndaj David Zurutuzas së Sociedadit, që e la ekipin e tij të luftojë edhe për atë pikë në fund të takimit.
Edhe ndeshja tjetër e Grupit A ndërmjet Shakhtarit të Donetskut dhe Bayer Leverkusenit përfundoi pa gola dhe me këtë rezultat ka lënë grupin ende të paqartë.
Real Sociedad ka fituar pikën e parë, derisa të tjerët kanë dallime shumë të vogla në mes tyre dhe asnjëra nuk e ka të sigurtë kualifikimin, që do të thotë se ndeshjet e fundit të Manchester United, Bayer Leverkusen dhe Shakhtar Donetsk e Real Sociedad do të sjellin dramë të vërtetë.
TABELA AKTUALE GRUPI A:
1 | Manchester United | 8 pikë | ||
2 | Bayer Leverkusen | 7 pikë | ||
3 | Shakhtar Donetsk | 5 pikë | ||
4 | Real Sociedad | 1 pikë |