Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SKENDERAJ

Drenica nuk mposhtet

BOROZANI/Arkiv/D.S.

Drenica nuk mposhtet


5 November, 2013 @19:43

Drenica e udhëhequr nga Afrim Jashari nuk di të ndalet. Ajo ka arritur të barazojë me lideren e Superligës, Llamkos Kosova, duke regjistruar ndeshjen e nëntë pa humbje në Superligë. 

Djelmoshat e Afrim Jasharit kanë kaluar në epërsi me anë të autogolit të Arbër Prekazit, ndërsa pas saj ka duruar disa raste të vushtrriasve. 

Mirëpo, fortesa drenicake ka zgjatur deri në minutën e 85-të të ndeshjes, kur Semir Zeneli ka shënuar për të barazuar shifrat, duke ia mohuar fitoren Drenicës. 

Llamkosi i Ismet Munishit me këtë rezultat vazhdon lidershipin në Superligë, derisa Drenica është e katërta. 

Ndeshjet tjera të kësaj xhiroje luhen nesër e pasnesër. 

Tabela aktuale dhe ndeshjet e radhës.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga