WALTER MAZZARRI PREMTON

REUTERS
Kthehet Zanetti
4 November, 2013 @22:07
Legjenda e gjallë e ‘neroazzurëve’ Javier Zanetti pritet të kthehet shumë shpejtë në 11-shen e parë të Interit, ka paralajmëruar sot kryetrajneri i këtij klubi, Walter Mazzarri.
“Nuk isha i sigurt dhe nuk doja të rrezikoja pasi që është ndeshja e parë që e futa në bankë rezervë prej se lëndimi i kaloi në tërësi,” ka thënë Mazzarri.
“Edhe gjatë stërvitjeve kam kërkuar që bashkëlojtarët mos t’i bëjnë tepër presion pasi që ai është kthyer vetëm disa ditë në stërvitje dhe nuk dëshirojë që t’më lëndohet,” ka vazhduar ish trajneri i Napolit.
“Mirëpo, një gjë është e sigurtë. Zanetti do të kthehet shumë shpejtë në 11-shen e parë të Interit,” ka paralajmëruar në fund ai.
Javier Zanetti 40 vjeçar prej se u lëndua në prill të këtij viti, për herë të parë ka qenë në formacion, duke qëndruar në bankë rezervë në ndeshje ndaj Udineses në fundjavë.
Interi e mposhti Udinesen në fundjavë, ndërsa është në vendin e katërt me nëntë pikë më pak se Roma lidere.