VILLENEUVE D'ASCQ

REUTERS
Lille njofton Monacon me humbje
3 November, 2013 @23:14
Sulmuesi françez i Lille-it, Nolan Roux, ka shënuar dy gola për t’a njoftuar Monacon sot me humbje në derbin e xhiros së XII të Ligue 1.
Me golat e Roux, Lille, jo vetëm që i ka dhënë humbjen e parë Monacos miliardere, por edhe e ka kaluar atë në tabelë, duke e rrëzuar në vend të tretë.
Lille në të shumtën e kohës është mbrojtur pas golit të shënuar në pjesë të parë, ndërsa goli i dytë erdhi pas një kundërsulmi të shpejtë në pjesën e dytë kur e zunë ngushtë Monacon në 3 sulmues ndaj 2 mbrojtësve për të vulosur fitoren.
Rezultatet dhe tabela aktuale.