ATLETICO MADRID

Super sulmuesit caktojnë fituesin
3 November, 2013 @19:00
Ekipi i udhëhequr nga Diego Simeone, Atletico Madrid, ka vazhduar me formë të mirë duke e shënuar fitoren e katërt në pesë ndeshjet e fundit sot.
Ata kanë mposhtur baskët e Athletic Bilbaos 2-0 me anë të golave të sulmuesve në formë, David Villa dhe Diego Costa.
David Villa ka shënuar golin e tij të gjashtë të stinorit, ndërsa për karakteristikë, ky është goli i tij i 12-të në 12 ndeshjet e fundit ndaj Athletic Bilbaos.
Në anën tjetër, Diego Costa ka shënuar golin e 13-të të stinorit, ndërsa të tetin në gjashtë ndeshjet e zhvilluara në Vicente Calderon.
Përfundimisht, ‘rojiblancot’ kanë regjistruar fitoren e 11-të në 12 ndeshje të këtij stinori dhe janë duke e ndjekur Barcelonën lidere në hap në rrugë drejt titullit kampion.
Rezultatet dhe tabela aktuale.