NEROAZZURRI

REUTERS
Ngritet Inter
3 November, 2013 @17:18
Udinese, që nuk kishte humbur 22 ndeshje me radhë në Friuli, pas humbjes në xhiron e kaluar nga Roma, përjetoi humbjen e dytë me radhë në shtëpi sot nga Interi.
Interi ka nisur furishëm ndeshjen ku për gjysmë ore ka siguruar fitoren duke arritur epërsinë dygolëshe me anë të Rodrigo Palacios dhe Andrea Ranocchias.
Udinese morri veten pas golave të pësuar, duke tentuar me anë të Emmanuel Agyemang Badu dhe Antonio Di Natale, por më kot.
Inter krejt në fund ka arritur të shënojë edhe njëherë nëpërmjet Ricky Alvarez për të regjistruar fitoren e gjashtë në kampionat, derisa Udine ka mbetur në 13 pikët e saja.
Kjo është ndeshja e katërt pa humbje në pesë xhirot e fundit për neroazzurrët, të cilët prej se kanë humbur nga lderja Roma, nuk kanë pësuar ende.
Rezultatet dhe tabela aktuale.