ARSENAL

REUTERS
Lider me 5+
2 November, 2013 @21:10
Arsenal ka arritur fitore më të lehtë sesa që ka paramenduar ndaj Liverpoolit sot në Emirates. Djelmoshat e Arsene ëengerit nga pjesa në pjesë kanë qenë edhe më dominues e impresiv që ka çuar në fitoren e tretë të tyre me radhë në Premier League, përkundër dy humbjeve në garat tjera.
Mesfushori spanjoll Santi Cazorla ka shënuar golin e parë për londinezët, derisa në pjesën e dytë Aaron Ramsey ka shënuar për fitoren e madhe të ‘topçinjëve’ sot, pas asistimit të Mesut Ozil.
Olivier Giroud ka regjistruar dy raste të humbura para golit të dytë të Arsenalit, derisa Luis Suarez gati sa s’shënoi në minutën e 73-të, ndërsa nuk arriti të shënojë nga një rast tepër i mirë tre minuta para përfundimit të ndeshjes.
Sidoqoftë Arsenali meritoi fitoren, derisa njeriu i ndeshjes u shpall uellsiani Aaron Ramsey, i cili i ka dhënë shumë më shumë këtë stinor adhuruesve sesa që kanë merituar, pas fishkëllimave që i merrte me t’u kthyer nga lëndimi.
Rezultatet dhe tabela aktuale.