GOODISON PARK

REUTERS
Barazimi i furishëm
3 November, 2013 @18:06
Gjyqtari Kevin Friend, nuk ishte mik i penalltive. Ai ia mohoi një penallti Evertonit dhe një Tottenhamit në barazimin e këtyre dy ekipeve në Goodison Park.
Njëherë Seamus Coleman i Evertonit rrëzoi në zonë Jan Vertonghenin e Tottenhamit, të shkëlyqeshëm sot, ndërsa në pjesën e dytë belgu Vertonghen rrëzoi Colemanin.
Në të dyja rastet gjyqtari nuk akordoi penallti. Sidoqoftë, Tottenham ishte ekip më i mirë gjatë ndeshjes, mirëpo nuk ka arritur të krijojë raste të pastra për të shënuar.
Tottenham nuk ka humbur në pesë ndeshjet e fundit dhe ka vazhduar me këtë trend, përkundër se numrin më të madh të golave i ka shënuar nga penalltia në këto ndeshje.
Rezultatet dhe tabela aktuale.