WELSH DERBY

PA
Derbi uellsian, Cardiffit
3 November, 2013 @19:26
Steven Caulker ka shënuar me kokë për t’i dhënë ekipit të tij fitoren e madhe ndaj rivalit të përbetuar sot.
Derbi uellisan i Premier League të Anglisë ndërmjet Cardiff dhe Sëansea i ka takuar Cardiffit, pas golit të Caulkerit që erdhi nga krosimi nga këndi i Craig Bellamysë.
Ky ka qenë edhe takim historik, pasi që këto dy skuadra nga Uellsi për herë të parë po takohen në Premier League të Anglisë.
Humbja u bë edhe më e rëndë për ekipin e Swanseat të udhëhequr nga danezi Michael Laudrup, pasi që humbën lojtarin më të mirë të tyre, Michu, pasi që u lëndua ndërsa edhe portieri Michel Vorm u përjashtua me karton të kuq në fund të ndeshjes.
Për më keq, golashënuesi Caulker, ka qenë ish lojtar i Swanseat. Fitorja ka qenë tepër e rëndësishme për ekipin e udhëhequr nga Mick Mackay, pasi që përveç fitores ata kanë kaluar edhe mbi Swansean në renditje.