Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FLET FABIO CAPELLO

Gjendja e Romës, Milanit dhe Juventusit

REUTERS

Gjendja e Romës, Milanit dhe Juventusit


4 November, 2013 @15:39

Përzgjedhësi aktual i Rusisë, Fabio Capello, ka qenë temë e mediave italiane sot pas përgjigjeve të dhëna për ish ekipet e tij në Serie A. 

Në një bisedë të djeshme për radion Anch’io lo Sport, Capello i cili më parë ka qenë kryetrajner i Juventusit, Milanit dhe Romës, ka treguar gjendjen aktuale të ekipeve në këtë stinor. 

“Roma mund të fitojë Scudetton. Meritat i shkojnë trajnerit Rudi Garcia, si dhe faktit që nuk janë duke marrë pjesë në gara europiane. Daniele De Rossi ka qëndruar në ekip, që është njëri ndër elementet kryesore të grupit, ndërsa edhe Francesco Totti ende mund të bëj dallimin përkundër moshës,” ka thënë Capello për lideren aktuale të Serie A-së. 

Sa i përket Milanit, Capello ka treguar se Silvio Bersluconi është shumë i zënë me politikë, derisa Adriano Galliani kryen punët mirë. Mirëpo, ia ka thënë se nuk mund të humbet një lojtar si Andrea Pirlo nga një ekip si Milan. 

“Ka stinorë kur mund të bëhen transfere jo të duhura, ndërsa krejt kritikat i merr trajneri. Ky është viti i tillë për Milanin dhe po i referohem Andrea Pirlos. Ju nuk mund të humbisni një lojtar si Pirlo pa dëmshpërblim të mirë,” ka qenë mendimi i Capellos për ‘rossonerët’ dhe gjendjen e vështirë të cilën janë duke e kaluar ata këtë stinor. 

E sa i përket Juventusit, Capello ka lëvduar trajnerin Antonio Conte duke thënë se ka brum më të mirë sesa që ka pasur ai në kohën e tij. 

“Juventus ka investuar në treg. Ata kanë Carlos Tevezin që mund të bëj dallimin në çdo lojë. Besoj se ky Juventus është më i uritur se ai i imi dhe do të kalojnë grupet e Ligës së Kampionëve,” ka përfunduar tash përzgjedhësi i Rusisë, që ka siguruar plasman të drejtëpërdrejtë në KB Brazili 2014 me përfaqësuesen ruse. 

Juventus do të takohet me edhe një ish ekip të Capellos nesër. Ndeshjen e parë ‘bianconerët’ e kishin humbur nga Real Madridi në Santiago Bernabeu, ndërsa kërkojnë fitoren e parë në grup nesër. 


VILLENEUVE D'ASCQ

Lille njofton Monacon me humbje

Ligue 1

Lille njofton Monacon me humbje

03/11/13 @ 23:14

TORINO

Basha ndal Romën perfekte

Serie A/Sportistë shqiptarë në botë

Basha ndal Romën perfekte

03/11/13 @ 22:50

WELSH DERBY

Derbi uellsian, Cardiffit

Premier League

Derbi uellsian, Cardiffit

03/11/13 @ 19:26

ATLETICO MADRID

Super sulmuesit caktojnë fituesin

La Liga

Super sulmuesit caktojnë fituesin

03/11/13 @ 19:00

MILAN E LIRON PËR PAK PARA

Ante Rebic arrin në Stamboll për tu bërë pjesë e Besiktasit

Serie A/International/Transfere

Ante Rebic arrin në Stamboll për tu bërë pjesë e Besiktasit

30/07/23 @ 19:59

MEDIA TALK

Inter po mundohet ta marrë sulmuesin e West Hamit

Premier League/Serie A/Transfere

Inter po mundohet ta marrë sulmuesin e West Hamit

30/07/23 @ 19:44

DANEZI NË OLD TRAFFORD

Rasmus Højlund - para zyrtarizimit te Manchester United

Premier League/Serie A/Transfere

Rasmus Højlund - para zyrtarizimit te Manchester United

30/07/23 @ 14:11

MESFUSHORI I KUQEZINJËVE

Ylber Ramadani drejt Serie A-së

FFK Superliga/FSHF Kategoria Superiore/Serie A/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Ylber Ramadani drejt Serie A-së

03/07/23 @ 08:45

FRANCEZI

Marcus Thuram zyrtarisht te Inter

Bundesliga/Serie A/Transfere

Marcus Thuram zyrtarisht te Inter

02/07/23 @ 19:39

ITALIA - E TRETA!

Italia mposht Holandën me përfundim dramatik, kryen e treta Ligën e Kombeve

Liga e Kombeve/Serie A

Italia mposht Holandën me përfundim dramatik, kryen e treta Ligën e Kombeve

18/06/23 @ 16:50

LUFTA PËR VENDIN E TRETË

Holanda-Italia, 11-shet startuese

Liga e Kombeve/Serie A/International

Holanda-Italia, 11-shet startuese

18/06/23 @ 14:10

SPANJA FINALISTE PËRSËRI

Joselu çon Spanjën në finale, për duelin e madh ndaj Kroacisë

Liga e Kombeve/Serie A/La Liga

Joselu çon Spanjën në finale, për duelin e madh ndaj Kroacisë

15/06/23 @ 23:53

KAMPIONI I ITALISË ZGJEDH FRANCEZIN

Napoli zyrtarizon Rudi Garcian trajner

Champions League/Serie A/Transfere

Napoli zyrtarizon Rudi Garcian trajner

15/06/23 @ 20:53

DREJT KAMPIONIT TË ITALISË

Trajneri i PSG-së do të nënshkruan me Napolin

Champions League/Serie A/Ligue 1/Transfere

Trajneri i PSG-së do të nënshkruan me Napolin

15/06/23 @ 14:20


 
Të gjitha lajmet nga Serie A