NAPOLITANI

REUTERS
Xhemajli s’shkon në Arsenal
4 November, 2013 @22:18
Raportet nga mediat angleze dhe ato italiane kanë pohuar se shqiptari me nënshtetësi zvicerane, Blerim Xhemajli, është shënjestër e liderit të Premier League, Arsenal.
Mirëpo, agjenti i tij ka thënë se mesfushori 27 vjeç është i lumtur në San Paolo dhe nuk po mendon për ndërrim mjedisi.
“Nuk flasë për transfere në këtë kohë të stinorit,” i ka thënë Giovanni Branchini TuttoNapolit, përcjell Foot Italia.
“99.9% e këtyre shkrimeve janë thashethëme dhe të pabaza. Klienti im është i lumtur në Napoli dhe i është përshtatur në sistem trajnerit të ri,” ka qenë i qartë Branchini.
Blerim Xhemajli me ardhjen e trajnerit spanjoll, Rafael Benitez, ka humbur statusin e të pazëvendësueshmit në skuadrën napolitane. Ai më shpesh po hyn në ndeshje si zëvendësues sesa si fillestar në formacion.