GRUPI B

REUTERS
200 milionëshi çon Juven në fund
5 November, 2013 @22:30
Real Madrid i udhëhequr nga Carlo Ancelotti ka arritur të sigurojë kualifikimin në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve me anë të barazimit të siguruar në Juventus Arenën e nxehtë sonte.
Madrilenët kanë rënë në disavatazh pas golit të shënuar nga penalltia të Arturo Vidalit në pjesën e parë.
Mirëpo me fillimin e pjesës së dytë dyshja 200 milionëshe e ‘los blacosve’ Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale kanë shënuar për epërsinë 1-2 në të mirë të ekipit të Carlo Ancelottit.
Juventus përkundër se ka barazuar më vonë nëpërmjet të spanjollit, Fernando Llorente, nuk ka arritur të shënojë fitoren e parë në grup edhe pas katër xhirove të para.
‘Bianconerët’ sonte kanë regjistruar barazimin e tretë në grup dhe kanë rënë në vendin e fundit të tabelës së Grupit B.
E tëra kjo, pasi që kampionja daneze, Kobenhavn, ka arritur të shënojë fitore ndaj kampionit turk, Galatasaray. Ka qenë norvegjezi Daniel Braaten që ka shënuar golin e vetëm për ekipin danez për të siguruar fitoren e parë të tyre në këtë stinor të Ligës së Kampionëve.
Me këtë humbje, Galatasaray, ka rrezikuar kualifikimin jo vetëm më tutje në Ligë të Kampionëve, por edhe në Europa League.
TABELA AKTUALE GRUPI B:
1 | Real Madrid | 10 pikë | ||
2 | Galatasaray | 4 pikë | ||
3 | Kobenhavn | 4 pikë | ||
4 | Juventus | 3 pikë |