GOLAT NDAJ KUNDËRSHTARIT

REUTERS
Messi thyen rekordin e Cristiano Ronaldos
6 November, 2013 @23:17
Lionel Messi ka arritur të shënojë sonte dy gola ndaj Milanit. Me dygolëshin e sontëm, ai përveç që ia siguroi fitoren dhe kualifikimin për në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve ka arritur të thyejë një rekord interesant.
Messi është bërë lojtari që i ka shënuar më së shumti një skuadre në Ligë të Kampionëve. Ai i ka shënuar tetë gola kundër Milanit, me ç‘rast ka mposhtur rekordin e Cristiano Ronaldos ndaj Ajaxit.
Cristiano Ronaldo, në karrierën e tij të Ligës së Kampionëve deri më tani mbronte këtë rekord me shtatë gola të shënuara ndaj kampionit të shumëfishtë europian dhe holandez, Ajax.