REKORDI I ZI

REUTERS
300 kartona të verdhë për Milanin
6 November, 2013 @23:06
Milan në ndeshjen e sontme ndaj Barcelonës ka pranuar kartonin e saj të 300-të të verdhë si ekip në Ligë të Kampionëve, duke llogaritur nga viti 1992, prej kur Kupa e Kampionëve po quhet Ligë.
Me arritjen e kësaj shifre, Milan i bashkangjitet ekipeve si Real Madrid dhe Bayern Munchen si ekipe me më së shumti kartona të verdhë në këtë garë.
Real Madridi është lider me kartona të verdhë duke i pasur 337 sosh, derisa Bayern me 319 zë vendin e dytë me më së shumti kartona të verdhë në Ligë të Kampionëve.
Shifra e kartonave të verdhë të Milanit ka arritur në 301, pasi që Nigel De Jong u ndëshkua nga gjyqtari serb Milorad Mazic në pjesë të dytë.
Milan në dy ndeshjet e fundit duhet të luftojë me Ajaxin si vendas dhe Celticun si mysafir për të nxjerrë biletën për fazën pranverore të Ligës së Kampionëve.